Osmani: Të qëndrojmë në shtegun e shpejtë për anëtarësim në BE

Sot në vend për vizitë pune ishin tre ministrat e formatit të ashtuquajtur Slavkov (Austerlic) edhe atë: Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, të autorizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me dosjen tonë të anëtarësimit në BE.

Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë për rrugën evropiane të vendit tonë, duke shtuar se këto janë vende mike të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat i njohin mirë zhvillimet aktuale politike në rajon, por edhe kontekstin gjeopolitik në të cilin zhvillohen proceset në Ballkan.

“Zgjerimi i Unionit ballafaqohet me një moment integrues të cilin nuk duhet ta humbasim. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lejojë që të veçohet dhe t’i përkasë grupit të vendeve kandidate ose kandidatëve potencialë që kanë çështje të hapura dhe për të cilat nuk do të ketë shteg të përshpejtuar për anëtarësim në BE. Përkundrazi, do të bëjmë një gabim historik nëse nuk qëndrojmë në shtegun e tanishëm, në të cilin me vështirësi u kthyem, pas shumë vitesh pritje”, theksoi Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur për domosdoshmërinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim që me sukses të vazhdojmë procesin e bisedimeve, ministri Osmani theksoi se jemi duke u përballur me rezistencë të imponuar nga përfaqësuesit e opozitës, e cila në thelb është joracionale, duke qenë se nuk ndryshon thelbin e rregullimit tonë kushtetues, por vetëm përcaktohet struktura multietnike e shtetit tonë. – diçka që gjithmonë e theksojmë si avantazh apo sukses tonin.

“Javët në vijim deputetët do të duhet të zgjedhin – të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, që është obligim dhe përfitim i yni civilizues, ose do ta mbyllim atë derë me arsyetime, për të cilat më askush nuk do të kujtohet.

Njëherit, ministri Osmani përshëndeti shpalljen e Planit të ri Zhvillimor të Komisionit Evropian si përgjigje me kohë ndaj kërkesës sonë për më shumë integrim dhe përfitime për qytetarët tanë në rrugën drejt anëtarësimit tonë. Në këtë plan parashikohet afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së, thellimin e integrimit ekonomik rajonal, përshpejtimin e reformave bazë dhe rritjen e fondeve të para-anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share