Osmani: Do të bisedojmë me krahun e VMRO-DPMNE-së që është “pro” ndryshimeve kushtetuese!

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se ndryshimet e propozuara kushtetuese, në Kuvend, do të dorëzohen pasi të shteren të gjitha mundësitë që ky proces të jetë konsensual, njofton KlanM.

“Po shteren tashmë mundësitë me VMRO-DPMNE-në, por jo tërësisht. Ende ka shpresë se atje ka vetëdije që i kupton këto situate, kuptojnë momentin dhe se nuk do të luajnë në kartën e radikalëve bullgar. Për këtë shkak nuk shpejtojmë, që të ketë një shans, ngase kur do të dorëzohen njëanshëm është e qartë se debati do të jetë ndryshe. I japim edhe një shans arsyes, ta kuptojnë momentin dhe të shohim nëse atje dikush punon kundër interesave të popullit maqedonas dhe vendit”, tha Osmani.

Sipas tij, për shkak të shterjes së mundësive me VMRO-DPMNE-në, sic percjell KlanM, paralelisht do të punohet me linjën ideologjike në këtë parti që i kupton pasojat e izolimit të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam i bindur dhe tashmë shoh sinjale në VMRO-DPMNE për një ndarje ideologjike lidhur me këtë që e them. Ka njerëz në VMRO-DPMNE, që sipas informatave të mia, me këmbëngulje argumentojnë se nuk guxon të lëshohet rasti që tani në Kushtetutë të bëhet ndarja e qartë se Bullgarët këtu janë pakicë. Linja komplete ideologjike në VMRO-DPMNE që i kupton pasojat e izolimit të vendit dhe hyrjes në shteg të ri. Tani krijohen dy shtigje – shtegu i shpejtë dhe vendet me çështje të hapura. Nga ne varet se në cilin shteg do të hyjmë. Po shteren të gjitha mundësitë që të bindet VMRO-DPMNE-ja, nuk them se janë shterur, por për këtë shkak paralelisht do të punojmë me këtë linjë ideologjike që e duan këtë vend dhe të ardhmen e saj evropiane”, tha Ministri Osmani.

I pyetur se kur do të nisin takimet veç e veç me deputetë të VMRO-DPMNE-së, ashtu siç kishte premtuar Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic percjell KlanM, tha se ka komunikime.

“Ka komunikime, jo në formën e presionit, por të sqarohen argumentet, kurse u mbetet atyre se në cilin shteg do ta lënë vendin” – ka thënë Bujar Osmani në press-konferencën e organizuar me rastin marrjes së kryesimit të RMV-së me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share