Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me dy liderët evropianë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, njofton Klan Kosova.
Në kuadër të vizitës së saj në Moldavi, ajo e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.
Këtë takime ajo i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Gjatë të mërkures, Klan Kosova ka paralajmëruar se Osmani mund t’i takojë sot Scholzin dhe Macronin në Kishinau./klankosova