Osmani: Rusia po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rusia po përpiqet që ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Në një intervistë për Sky News, Osmani tha se përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, Rusia po synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan.

“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak. Por, në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”, tha Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E para e shtetit të Kosovës e akuzoi presidentin e Rusisë Vladimir Putin, se do që konfliktin ta zhvendosë në Kosovë dhe vendet e tjera si Moldavia dhe Gjeorgjia.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Mënyra se si ai do të mund ta bënte këtë është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, shtoi ajo.

Vjosa Osmani shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet për të penguar Rusinë.

Osmani këtë intervistë e ka zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Intervista u zhvillua në prag të njëvjetorit të agresionit rus në Ukrainë./ Klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share