Osmani për vendimin e VMRO-së: I keq dhe i pamenduar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konsideron se vendimi i VMRO-DPMNE-së për të ndërprerë çdo komunikim me qeverinë, përfshirë edhe bisedat për ndryshimet kushtetuese, është shumë i keq dhe i pamenduar. Me një vendim të tillë, siç tha ai sot, partia opozitare dështoi edhe një herë dhe tregoi se as dëshiron dhe as synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë ndaj shtetit. Për VMRO-DPMNE-në, tha Osmani, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti, përcjell KlanM.

“Pres të punoj me partinë deri në ditën e fundit. Mendoj se është më e nderuar nga ana jonë dhe më korrekte që qytetarët të marrin një vendim të përbashkët të paktën një herë. Por nëse kjo nuk jep fryte, duhet të punojmë paralelisht me deputetët që nuk duan të mbesin peng i ambicieve dhe duan të mbështesin perspektivën evropiane të shtetit duke zbatuar interesin tonë”, theksoi Osmani.

Sa i përket numrit të deputetëve që do të votojnë për amendamentet kushtetuese, Osmani pret që ai të jetë më i madh se ç’duhet sepse, sipas tij, deputetët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit dhe se vendi nuk do të ketë më një shans të tillë të dytë.

“Tani jemi në lojë, çështja është se a do të vazhdojmë apo do ta lëmë lojën”, ka theksuar Osmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share