Osmani: Me planin 9 pikësh Kosova forconte pozicionin e saj në skenën e politikës botërore

I ftuar në emisionin “Pressing” në Klan Mqedonia, kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani tha ka shprehur qëndrimin e OSBE-së ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Osmani ka theksuar rëndësinë e një distancimi fizik mes forcave speciale kosovare dhe atyre serbe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe protokollit të Ohrit, duke u përpjekur të sigurojë një stabilitet afatgjatë në rajon.

“Unë jamë gjysmë kosovar, sepse gjysmën e familjes e kam në Kosovë. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë diku para 1 viti kur kryetarët e komunave u futën në objektet e komunave, dhe situata filloi të eskalojë, Sërbia rriti gatishmërinë ushtarake në Veri të Kosovës. Situata mund të eskalonte në një konflikt më të madh ku mund të kishte dhe rishënim të pozicioneve sërbe në Veri të Kosovës, dhe negociatave. Atëher ishte një nga mendimet tona se Sërbia mund të merrte pozicione të reja në terren dhe pastaj negociatat të ndërtoheshin mbi atë relitet të ri.
Ne si OSBE kërkuam që të vendosej një distancë fizike ndërmejt forcave specilae, dhe forcave të armatosura serbe. Dhe nëse e shikoni në planin 9-pikësh pika e parë është që Kosova dhe Sërbia të vazhdojnë implementimin e e përpiktë të marrëveshjes së Brukselit dhe protokollit të Ohrit, që është pozicioni i Kosovës gjatë gjithë kohës”, tha Osmani.

Osmani ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova duhet të tërheqë kontrollin mbi veriun, duke sqaruar se kërkesa e OSBE-së ka qenë për tërheqjen e forcave të armatosura nga njëra-tjetra për të parandaluar një konflikt më të madh. Ai ka vënë në dukje se kjo është një mundësi për Kosovën që të tregojë përputhjen e politikave të saj me ato të komunitetit ndërkombëtar dhe të forcojë pozicionin e saj në skenën botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pastaj ishte që Sërbia të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake dhe Kosova të tërheqi forcat speciale, dhe kontrollin mbi veriun ta mbajnë forcat e Kosovës. Ishte një gënjeshtër e madhe që Kosova të tërhiqte kontrollin mbi Veriun, ne kemi kërkuar vetëm që forcat e armatosura të tërhiqen nga njëra tjetra të mos vijë në ndonjë konflik dhe eskalim më i madh që unë mendoja se do të krijonte një realitet të ri për Kosovën që ishte në vijë edhe të ndryshimit të Kufirit.
Kjo ka qenë një mundësi për Kosovën që të prezantohet para botës se ka harmonizuar politikën e saj 100 për qind me ne”, tha Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share