Osmani: Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e mardhënieve fqinjësore

Shefi i diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është duke i përcjellur zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Osmani tha se i janë gëzuar uljes së tensioneve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.
“Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur qetësimin e situatës. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e mardhënieve fqinjësore dhe qëllimet e përbashkëta evropiane, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”,ka shkruar Osmani.


Kujtojmë se për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak nga ku edhe filloi eskalimi i situatës në këtë pjesë ku gjatë së dielës në këtë rajon janë dëgjuar dy herë sirena për disa orë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share