KAB Struga, promotori i bukurive të Strugës – pa asnjë ndihmë institucionale

Struga me kapacitete të shkëlqyera për turizëm malor

I themeluar para më pak se 7 vite, Klubi alpin bjeshkatar “Struga” është shndërruar në promotorin kryesor të turizmit malor në Strugë. Është një iniciativë private e një grupi entuziastësh nga Struga, të cilët për çdo javë organizojnë ngjitjet e tyre malore duke prezantuar bukuritë e rralla të Strugës dhe rrethinës.

Kryetari i klubit, Nderim Pollozhani rrëfen për Klan Maqedoni se Struga ka kapacitete të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit malor, por që mungon përkrahja institucionale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nderim Pollozhani – Kryetar i KAB “Struga”:

“Duke parë që Struga ka një nga natyrat më të bukura, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan, ka malin Jaballanicë që ne pretendojmë që ta shpallim park nacional sepse i ka të gjitha resurset dhe vlerat natyrore për t’u bërë park nacional, por e ka edhe malin Karaorman, ku gjendemi sot. Është një nga pikat më të bukura të Strugës, është mali i Pohumit si pjesë e malit Karaorman dhe poashtu e ka pjesën e liqenit dhe fushëgropës…”

“7 vite me radhë ne iu sjellim për çdo të diele nga një copëz natyre të bukur dhe kjo ishte një motivim për shumë njerëz që të na bashkohen.”

“Ne jemi nga shoqatat e vetme, të rralla që e promovojmë turizmin rural të Strugës. Përveç se e promovojmë, ne iu tregojmë njerëzve dhe mundësitë se ku mund të investojnë për shembull. Është gjynah që ky vend ku gjendemi tash, fshati pohum si një nga viset më të vjetra në rajon, të mos e ketë një bujtinë. Në anën tjetër, nëse kalojmë në Shqipëri, do ta shohim se Shqipëria është jashtëzakonisht e zhvilluar me turizëm rural, me bujtina. Ata e promovojnë jashtë mase, ndërsa tek ne, kjo mungon.”

“Kemi bërë aplikime tek institucionet lokale, te Komuna e Strugës, por nuk kemi marrë deri tani, për 7 vite, asnjë përkrahje financiare… ne kemi pritur nga 200 apo 300 mysafirë që na kanë ardhur, e kemi promovuar Strugën tonë në nivel të Ballkanit dhe falë biznesmenëve, falë dashamirë të klubit, ne kemi mbijetuar.”

Kapacitetet natyrore të Strugës shkojnë përtej turizmit tradicional që zgjat jo më shumë se dy muaj gjatë verës. E rrethuar me male, Struga ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit malor.

Për dallim nga matanë kufirit, ku kjo fushë është shumë e zhvilluar, në Strugë e jo vetëm, mbështetja institucionale është shumë e paktë, për të mos thënë aspak./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share