Osmani: Dyert e hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së, investime në sigurinë rajonale

“MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË SHEMBULL I ROLIT TRANSFORMUES TË NATO-s”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në takimin dyditor Ministrial të NATO-s, që është mbajtur në Bruksel, ku me aderimin e Finlandës në Aleancë është demostruar një unitet i fortë i të gjithë aleatëve dhe mbështetja e fuqishme e politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

Së bashku me Finlandën, Aleanca është e bashkuar dhe më e fortë dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme – ka deklaruar në takimin e NATO-s në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është shembull i rolit transformues të NATO-s.

“RMV-ja tashmë tre vite gëzon privilegjin të jetë anëtarja më e re e NATO-s. Duke qenë anëtarja e NATO-s e ka transformuar rolin e saj në rajon nga një përfituese e mbrojtjes në një roje të sigurisë, duke ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën, si nikoqir I dialogut Kosovë – Serbi në Ohër, duke kryesuar OSBE-në dhe duke u bërë thirrje të gjithë mekanizmave për të shmangur mosndëshkimin në Ukrainë dhe do ta vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe RMV-në për aq kohë sa të jetë e nevojshme” – tha Bujar Osmani.

Osmani, sic njofton KlanM, ka potencuar nevojën për nëj angazhim më të forcuar të NATO-s dhe BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se politika e dyerve të hpaura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së paraqesin politika të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe evropian.

Në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s, në Bruksel, sic njofton KlanM, Ministri Osmani, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Sholle.

Bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualiteti rajonal, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, sic ka publikuar Osmani në Facebook, kanë qenë në fokus të bisedimeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share