Opozita turke: Kilicdaroglu do të shpallet sot presidenti i 13-të i Turqisë

Udhëheqësi i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai po kryeson kundër Presidentit Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht se media shtetërore e vendos Erdoganin në krye në rezultatet e hershme, përcjell KlanM.

Burime nga të dy kampet shprehen se gjithnjë e më të mëdha janë gjasat për balotazh më 28 maj, pasi sipas vijueshmërisë së numërimit të votave, askush nga kandidatët nuk ka kaluar 50 përqindëshin e nevojshëm.

Nga opozita turke bëjnë thirrje që të shikohen me dyshime rezultatet e agjencisë shtetërore Anadolu.

“Kilicdaroglu do të shpallet sot presidenti i 13-të i vendit tonë”, tha Imamoglu në një konferencë për shtyp.

Sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve i dhanë Kilicdaroglu, i cili kryeson aleancën e gjashtë partive, një epërsi të lehtë. Të dy sondazhet e së premtes treguan se ishte mbi pragun e 50 për qind.

Zgjedhjet presidenciale do të vendosin jo vetëm se kush do ta drejtojë Turqinë, por edhe se si do të qeveriset ajo, ku po shkon ekonomia e saj mes një krize të thellë në koston e jetesës dhe formën e politikës së saj të jashtme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share