Opozita në Kosovë, pa vija të kuqe për koalicionet në zgjedhje

PDK e AAK të hapur, LDK: Vendimin e merr Kryesia

Partitë opozitare në Kosovë po japin gjithnjë e më shumë sinjale bashkëpunimi, duke mos mohuar daljen në koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për ta në betejën për rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti nuk ka vija të kuqe, pasi sipas tyre, qeverisja aktuale ka rënduar jetën e qytetarëve.

“E para ky vit zgjedhor, qoftë i zgjedhjeve të rregullta qoftë i atyre të parakohshme, e dyta si parti politike jemi të organizuar që në zgjedhje me fitu për ta vazhduar rrugëtimin e Kosovës përpara sepse për këto tri vite kemi parë ngecje e po ashtu edhe sanksionim për herë të parë nga BE-ja. Vijat i kuqe PDK-ja i ka pas vetëm me Serbinë por jo me shqiptarët”, tha Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

“Ju e patë edhe koalicionin me Nismën dhe mendoj që do të ketë një rezultat mjaftë të mirë këto zgjedhje. S’kemi vija të kuqë me asnjë parti, jemi të hapur për koalicione me çdo parti politike për koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhore”, tha Pal Lekaj, deputet i AAK-së

Ndërsa për Lëvizjen Demokratike të Kosovës, vendimin për daljen ose ne koalicion në zgjedhje i takon Këshillit.

“Ne ende s’kemi bërë ndonjë mbledhje të kryesisë. LDK-ja është partia e parë në vend, dhe ndryshime të rezultatit sigurisht se presim sepse edhe 51 për qind janë të zhgënjyer nga tri vitet e kësaj Qeveria e cila nuk ka sjell ndonjë projekt që do mbahet mend”, tha Rrezarta Krasniqi, deputete e PDK-së.

Opozita akuzon Kurtin se i ka shkaktuar dem Kosovës dhe për sa i përket sanksioneve te vendosura nga Bashkimi Evropian.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share