Operacioni “Çibuk”/Prokuroria: Procedurë hetimore për 10 persona!

OPERACIONI “ÇIBUK”

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së, ka dhënë urdhër që të zbatohet procedura hetimore kundër 10 personave, për tregti të jashtëligjshme me droga narkotike.

Sipas Prokurorisë, gjatë së shtunës departamente policore nën ushëheqjen e prokurorit të lëndës, kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor me emrin e koduar “Çibuk”, ku ishin kryer bastisje në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë dhe Burgun e Prilepit dhe janë ndaluar 8 persona kurse janë konfiskuar 13 thasë më 193 qese të vakumuara me marijuana me sasi 99 kilogram dhe 630 gram.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana të rrezikut nga arratisja dhe të shkatërohen gjurmët e veprës penale dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve, Gjykatës Penale në Shkup I ka propozuar paraburgimin për 8 të dyshuarit. Dy të tjerët vuajnë dënimin në Burgun e Prilepit. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share