OKB: Koha po mbaron për të luftuar ngrohjen globale

Antonio Guterres bëri thirrje që bota të heqë dorë nga karburantet fosile ose do të përballen me katastrofa

Koha po mbaron për të luftuar ndryshimet klimatike. Alarmi u ngrit sërish nga Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së  Antonio Guterres u shpreh se shumë qeveri po interesohen gjithnjë e më shumë për karburantet fosile.

“Njerëzimi ka hapur dyert e ferrit. Vapa e tmerrshme ka efekte të tmerrshme. Fermerët janë të shqetësuar duke parë të korrat e shkatërruara nga përmbytjet. Temperaturat e larta që shkaktojnë sëmundje dhe mijëra njerëz që ikin të frikësuar ndërsa zjarret shkaktojnë tragjedi. Masat për të ndalur përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe për t’iu drejtuar burimeve të rinovueshme janë shumë të ngadalta dhe ne jemi me dekada prapa.”

Teksa samiti dy-javor i OKB-së për klimën, COP28, do të nisë më 29 Nëntor në Dubai, Guterres i bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të heqin dorë nga karburantet fosile pasi shumë vende mund të përballen me katastrofa të shpeshta.

Korriku i këtij viti pa valë ekstreme të të nxehtit në disa pjesë të hemisferës veriore, duke përfshirë jugperëndimin e SHBA-së dhe Meksikës, Evropën Jugore dhe Kinën. Vetëm në Meksikë mbi 200 njerëz humbën jetën për shkak të të nxehtit. Spanja, Italia, Greqia, Qiproja, Algjeria dhe Kina gjithashtu raportuan vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Muaji Shtator gjithshtu rezultoi më i nxehtë se normalja me fenomene ekstreme të motit. Ngrohja globale bëri që nivelet e reshjeve që shkatërruan Mesdheun në fillim të këtij muaji ishin 50 herë më të larta në Libi dhe deri në 10 herë më shumë në Greqi, sipas një studimi nga World Weather Attribution. Stuhia Daniel goditi edhe Bullgarinë dhe Turqinë në dy javët e para që vrau gjithashtu njerëz.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share