OKB: Askund në Gaza nuk është e sigurt

Lynn Hastings – koordinatorja humanitare e OKB-së për palestinezët, duke iu referuar thirrjes së Izraelit për njerëzit që të largohen, ka thënë se askund në Gaza nuk është e sigurt.

“Për njerëzit që nuk mund të evakuohen – sepse nuk kanë ku të shkojnë ose nuk janë në gjendje të lëvizin – paralajmërimet paraprake nuk përbëjnë asnjë ndryshim”, thotë ajo.

“Kur rrugët e evakuimit bombardohen, kur njerëzit në veri dhe në jug janë kapur në armiqësi, kur mungojnë gjërat thelbësore për mbijetesë dhe kur nuk ka garanci për kthim, njerëzit nuk kanë asgjë tjetër veçse zgjedhje të pamundura”, ka thënë Hastings.

“Askund nuk është e sigurt në Gaza”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, konflikti i armatosur duhet të rregullohet nga e drejta ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share