OJQ-të: Korridori 8 dhe 10d – të tërhiqen propozimet për ndryshimin e 9 ligjeve

Implikohen rreziqe korrupsioni dhe anashkalim të ligjeve të përgjithshme

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka kërkuar nga Kryetari I Kuvendit që ta tërheq rendin e ditës së seancës së 112-të parlamentare, që është caktuar për të hënën, ku duhet të gjenden nëntë propozimligje me procedurë të shkurtuar që kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell KlanM.

Të tërhiqet rendi I ditës së seancës parlamentare të së hënës – ka kërkuar Platforma e Organizatave Qytetare për luftë kundër korrupsionit. Sipas tyre, siç percjell KlanM, miratimi i ligjit të posaçëm, siç është Ligji për konstatimin e interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, që në fillim implikon rreziqe korrupsioni, për shkak se anashkalon ligjet e përgjithshme.

“Deputetët e kanë obligim të mundësojnë diskutime dhe të thërrasin ekspertët dhe palët e implikuara në debatin për miratimin e ligjeve dhe ndryshimeve ligjore. Në veçanti, kjo është e rëndësishme, gjatë miratimit të vendimeve që sipas natyrës janë të ndërlikuara ose mundësojnë përjashtime gjatë zbatimit të ligjeve të përgjithshme. Gjithahstu këto dispozita seriozisht cënojnë të drejtat individuale të pronësisë që garantohen me Kushtetutë”, thonë nga Platforma e QJQ-ve për luftë kundër korrupsionit.

Platforma potencon se as deputetëve e as qytetarëve dhe ekspertëve nuk u është lënë kohë e mjaftueshme për të vlerësuar rritjen e rreziqeve nga korrupsioni me ndryshimet e propozuara, që kanë potencial pjesërisht t`i kufizojnë mekanizmat mbrojtës që lidhen me realizimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe pasojat financiare nga lirimet tatimore dhe fiskale që propozohen.

Të hënën, sic njofton KlanM, deputetët duhet të debatojnë për propozim-ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tokë bujqësore, eksproprijimin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, planifikimit urbanistik, lëndët minerale, marrëdhëniet e punës, pyjet, ndërtimet si dhe konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 dhe 10D, që janë propozuar nga deputetët e shumicës parlamentare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share