OEMVP propozon masa për ballafaqimin me krizën energjetike

 Në kuadër të takimeve të rregullta të Platformës për Dialog publiko-privat, në fokus të diskutimit ishte situata e re e krijuar me rritjen drastike të çmimit të energjisë elektrike, e cila ndikon ndjeshëm në rritjen e kostove operative të kompanive dhe e vështirësonpunën e tyre.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me anëtarët e saj bëri një analizë thelbësore të këtij problemi dhe doli me një sërë masash dhe propozimesh për zbutjen e krizës. Sipas hulumtimit të OEMVP, për pjesën më tëmadhe të kompanive, gjegjësisht 65% e anëtarësisë, të cilat tashmë kanë një infrastrukturë me efikasitet energjetik, shpenzimet e energjisë elektrike në vitin 2021 kanë qenë nga 1.3% deri në 2.3% e totalit të shpenzimeve mujore. Ndërsa këtë vit ato shpenzime janë rritur nga 2 deri në 6 herë. Faturat e muajit korrik tashmëarrijnë  7-10% të shpenzimeveoperative mujore. Nga ana tjetër,  situata me kompanitë prodhuese është alarmante. Pa përjashtim, për të gjithë prodhuesit, shuma e shpenu mujore të energjisë elektrike përfaqëson të paktën 25% të kostove totale, ndërsa nga ana tjetër marzhae fitimit të tyre është më pak se 5%.

Duke marrë parasysh këtë situatë, OEMVP propozoi një sërë masash për të zbutur krizën e energjisë elektrike. Pritshmëritë janë që qeveria definitivisht dhe menjëherë, me kapacitet të plotë, të fillojë punën dhe të ndihmojë kompanitë përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike, ngrirjen e çmimittë energjisë elektrike sipas shembullit të vendeve fqinje, përshpejtimin e procedurave për instalimin e fotovoltaikëve dhe së fundi,rialokimtë një pjesë të madhe, nëse jo të gjithë shumën e fondeve nga shpenzimet kapitale, për t’u investuar në burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim shfrytëzimin maksimal të të gjithë kapaciteteve shtetërore për prodhimtë energjisë elektrike.

Propozimet e lartpërmendura u janë dorëzuar institucioneve kompetente dhe janë shpjeguar në mënyrë të detajuar  me qëllim implementimin e tyre në kohë sa më të shkurtër.

Qeveria duhet të marrë urgjentisht masa për krizën energjetike, sepse ky problem vë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe mbijetesën e bizneseve në treg.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share