Lavrovi në Shkup përmes Greqisë – Bullgaria nuk dha leje për Zaharovën!

BLINKEN NË DARKËN JOFORMALE, MBRËMË U LARGUA NGA SHKUPI DREJT IZRAELIT

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, të mërkurën në mbrëmje mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Samitin e OSBE-së.

Ai në Shkup mbërriti përmes Greqisë, e jo përmes Bullgarisë sic ishte paralajmëruar paraprakisht.

Nëpër media është publikuar rrugëtimi I avionit të Lavrovit nga Moska deri në Shkup.

Bullgaria, lejoi që avioni i Lavrovit të fluturojë mbi territorin e saj, por kishte kërkuar që pjesë e ekipit të mos jetë zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, gjithashtu e sanksionuar për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Duke potencuar se është në Shkup, Zaharova, në Telegram kishte shkruar se ky veprim “nuk është vetëm marrëzi, por një marrëzi e rrezikshme të një intriguesi në strukturat qeveitare bullgare”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasdite mbërriti në sallën e Samitit të OSBE-së, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat e shumta që kishin pritur mbërritjen e tij.

Raportohet se Shefi I Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, nesër në ditën e fundit të Samitit, do të mbajë një konferencë për media.

Takimi ministror nisi mbrëmë me darkën joformale ku kanë marrë pjesë një numër I madh I ministrave. Në këtë darkë ka marrë pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Shefi i Diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrell, të cilët që mbrëmë janë larguar nga Shkupi.

Takimi Blinken – Lavrov nuk ishte paralajmëruar, kurse edhe Borrelli para ardhjes deklaroi se nuk do të bisedojë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share