OEMVP kthen vëmendjen е opinionit tek ekonomia – Shpallen Top 100™ kompanitë më të mëdha të vendit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj –  TOP 100™ për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë ngjarje kishte prezent figura eminente të biznesit dhe politikës, ambasada, institucione si dhe oda të vendit dhe nga rajoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fjalimin e tij Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra shprehi falenderimet për pjesëmarrjen në ngjarjen TOP 100™ e cila shpalos se çfarë kemi bërë brenda këtij viti. Sot jemi këtu për të shënuar sukseset e afaristëve tanë të cilëve përditshmëria e tyre u është shëndruar në kontribut për vendin qytetarët e saj dhe institucionet, krahas problemeve që kanë hasur gjatë rrugës.

TOP 100™ këtë vit shpalli Top 5 Kompanitë më të suksesshme të OEMVP-së, ku Top 5 u shpall kompania Pucko Petrol, e përcjellur nga kompania ATS Group si e katërta, e treta u radhit kompania Promeet Steel Holding, e dyta ishte kompania Dauti Komerc. Kompania e parë e këtij edicioni të TOP 100™ në bazë të parametrave dhe suksesit financiar, u shpall kompania Bas Tuti Fruti.

Ndër tjerash, u nda edhe çmimi për partneritet më të suksesshëm i cili i takoi kompanisë Knauf Radika, çmimi për rritje më të shpejtë në tre vitet e fundit për kompaninë TRIM, çmimi për biznesin e suksesshëm të udhëhequr nga grua iu nda kompanisë Kenda Center, e udhëhequr nga Valdete Feta. Gjithashtu u nda edhe çmimi për neto fitim më të madh në 5 edicionet e fundit të TOP 100 për kompaninë ZSF-KOM, çmimi për Top eksportuesin u nda për Vardar Dolomit, çmimi për filantropi këtë edicion i takoi Maliqi Group dhe çmimi për kontribut të veçantë në tregun e punës u nda për kompaninë Motivi.

Ndryshe nga vitet tjera këtë vit mirënjohje u nda për Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner, për përkrahje dhe solidarizim me sektorin e biznesit në kohë krize.

TOP 100™ kompanitë gjatë vitit 2022 realizuan 1,3 miliarda euro qarkullim, neto fitim mbi 100 milion euro, ndërsa numri i  të punësuarve arriti mbi 9400. Ata gjithashtu kanë realizuar investime në vlerë prej 64,6 milionë euro dhe eksport prej 186,6 miliona euro.

Ngjarja TOP 100™ shënon një moment vlerësimi dhe shpërblimi për kompanitë më të mira, duke theksuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe rëndësinë e tyre në nxitje të konkurrencës, por edhe në krijimin e një standardi më të mirë jetësor për qytetarët e vendit tonë.

Me krenari OEMVP prezantoi projektet dhe aktivitetet e saja për vitin 2023, të cilat gjithsesi se janë pjesë e punës gjithëpërfshirëse në krijimin e një klime më të mirë për të bërë biznes, si parakushti i vetëm i cili siguron zhvillim të çdo sfere në vend, përfshirë këtu edhe atë social, kulturor, shëndetësor dhe arsimor.

Gjithashtu, OEMVP të gjithë të pranishmëve u ndau edhe katalogje Top 100™ në të cilat është regjistruar çdo sukses i kompanive që përfaqësojnë OEMVP-në në vend./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share