OEMVP: Krizat, inflacioni, largimi i punëtorëve – sfida për kompanitë e vendit

TOP 100 KOMPANITË KANË REALIZUAR TË ARDHURA PREJ 1.374.000 EURO

Në vitin 2022, që u cilësua si vit me krizë ekonomike dhe enregjetike, 100 kompanitë më të mira në vend kanë realizuar të ardhura prej 1 miliardë e 374 milion euro, me neto-fitime prej 100 milionë euro, duke realizuar investime prej 64.6 milion euro dhe duke punësuar 9.441 qytetarë të vendit.

Kështu u tha në manifestimin tradicional të TOP 100 kompanive nga vendi, përcjell KlanM. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, krizat e ndryshme, inflacioni por edhe largimi i fuqisë punëtore kanë qenë sfida për kompanitë e vendit.

“Sot jemi këtu për manifestimin tradicional TOP 100 për të shpalosur para jush se çfarë kemi bërë këtë vit krahas problemeve që kemi hasur – si pandemia COVID 19 dhe krizës energjetike. U  perballëm edhe me inflacionin por me theks të veçantë duhet ta ceki largimin e fuqisë punëtore dhe migrimin masiv nga vendi”, tha Mendi Qyra.

Rezultatet e TOP 100 kompanive, Kryeministri Dimitar Kovacevski, I ka quajtur trende pozitive duke u zotuar se Qeveria edhe mëtej do të krijojë ambient të volitshëm afarist për investime të reja në vend.

“Zhvillimi ekonomik është qëllimi ynë primar. Hyrja në NATO, nisja e negociatave me BE-në, sigurojnë progress të përgjithshëm ekonomik. Me zbatimin e standardeve të NATO-s dhe me nisjen e procesit të skriningut pason përshpejtimi i reformave dhe funksionimi evropian i institucioneve”, tha Dimitar Kovaçevski.

Autoritetet e Qeverisë janë zotuar se potenciali I TOP 100 kompanive duhet të vehet në funksion për të përforcuar themelet e rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Bëhet fjalë për “Near shoring” apo bashkëpunimi që më shumë kompani të kyçen në zinxhirët global të furnizimeve në kompanitë e mëdha evropiane dhe botërore, për t`u afruar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share