Mickoski mbështet protestën e “Levicës” në Ohër

REAGON EDHE SOFJA ZYRTARE: NËSE “BORISI I TRETË” ËSHTË PROBLEM, “TITO” PROBLEM MË I MADH

“Levica” ka bërë thirrje për një protestë të madhe për shkak të hapjes së Klubit – Mbreti Borisi I Tretë në Ohër. Kjo parti, përmes degës së Ohrit ka dorëzuar nismë për të ndaluar këtë shoqatë bullgare, që sipas tyre mban emrin e bashkëpunëtorit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.

Protestën e “Levicës” e ka mbështetur edhe lideri I VMRO-DPMNE-së. Hristijan Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në Ohër duhet të protestohet, por të jetë një shprehje demokratike e vullnetit të qytetarëve, e jo protestë e dhunshme, për shkak se në të kundërtën sërish do të përfitojnë ata që sollën Maqedoninë në këtë situatë – LSDM dhe BDI. Mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje për protestë të qetë. Me rëndësi është që të mos tërhiqet vëmendja nga kriza dhe inflacioni”, deklaroi Hristijan Mickoski-kryetar i VMRO-DPMNe-së.

Për këtë protestë ka pasur reagime edhe nga Sofja zyrtare. Ministri I Jashtëm në qeverinë zyrtare të Bullgarisë, Nikollaj Milkov ka theksuar se cështjet duhet të zgjidhen në mënyrë pragmatike konform Traktatit të Miqësisë. Sipas tij, nëse emri “Mbreti Borisi I Tretë” është problematike, atëherë Gjimnazi në Shkup që mban emrin “Josip Broz Tito” paraqet problemin edhe më të madh.

Ministri bullgar Milkov është shprehur I prerë. Sipas tij, Bullgaria është BE-ja dhe derisa negocionon me Brukselin, Maqedonia e Veriut zhvillon negociata me Bullgarinë.

“Nuk dua t`i komentoj njoftimet nga mediat se ka thënë Stevo Pendarovski. Dua të jap disa komente parimorepër cështjet sistematike në marrëdhëniet. Shpersojmë se organet e ekzekutivit në RMV do ta garantojnë sigurinë në vend, duke llogaritur edhe qytetarëve me përkatësi etnike dhe kombëtare bullgare”, deklaroi Nikolaj Milkov-Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Ndryshe, Formimi I shoqatës së bullgarëve në vend, me emra provokativ që asocojnë në fashizëm, e që ngriti reagime negative në opinion, kanë detyruar qeverinë të krijojë një trup këshilldhënës për dhënie të mendimeve për përdorimin e emrave të personaliteteve historike dhe të tjerëve për shoqatat dhe subjektet juridike. Në përbërje të trupit janë shtatë profesorë të historisë dhe akademikë, kurse për kryesues është zgjedhur Boban Petrovski nga Instituti për Histori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share