Kovaçevski konfirmon lajmin e Klan Maqedoni. Nuk do të propozojnë ministrat e VMRO-së në Qeverinë Teknike

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar sot edhe vetë se nëse VMRO-DPMNE nuk voton pro Qeverisë teknike dhe për kryeministrin e parë shqiptarë, atëherë mandatari i Qeverisë teknike nuk do i propozojë emrat e ministrave të VMRO-DPMNE-së.

“Nëse VMRO – DPMNE zgjedh të mos votojë për atë Qeveri, atëherë vlerësojë se, ato vende duhet të mbesin të zbrazëta, mandatari të propozojë Qeveri në të cilën ato vende do të jenë të zbrazëta dhe në momentin kur VMRO – DPMNE do të vendosë ta mbështesë Qeverinë, atëherë ditën e ardhshme do të mundet mandatari të propozojë dhe në ditën e njëjtë të votohen ministrat që u takojnë” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i LSDM-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share