OBSH: Rritje alarmante e fruthit në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të fundit, thotë se ka një rritje alarmante 30-fish të rasteve të fruthit në Evropë gjatë vitit 2023. OBSH paralajmëron se rastet janë në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022”, sipas raportit më të fundit.

OBSH beson se këtë shifra kanë ardhur si rezultat i më pak fëmijëve që janë vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë Covid.

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thanë javën e kaluar se një shpërthim i fruthit shumë ngjitës në West Midlands mund të përhapet me shpejtësi edhe në qytete të tjera me shkallë të ulët vaksinimi.

Miliona prindër dhe kujdestarë po kontaktohen dhe u kërkohet të caktojnë një takim për të siguruar që fëmijët e tyre të vaksinohen plotësisht kundër fruthit./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share