Meksikë, përgatitje për të realizuar sanduiçin më të gjatë në botë

Autoritetet meksikane shpresojnë që nga ky event të përfitojnë bizneset lokale

Rreth 100 kuzhinierë meksikanë po punojnë së bashku për të përgatitur atë që ata shpresojnë se do të jetë sanduiçi më i gjatë në botë. Sanduiçi i mbushur me lloje të ndryshme të mishit, perimeve dhe djathrave është 75 metra i gjatë.

“Familjet mund të vijnë këtu për të shijuar dhe për të provuar sanduiçe të shumëllojshme nga vende të ndryshme të botës.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Organizuar nga qeveria lokale në kryeqytetin meksikan, zyrtarët shpresojnë se ky event do t’u japë bizneseve lokale një nxitje ekonomike. Ndryshe nga sanduiçi tradicional, sanduici meksikan ka përmasa më të mëdha dhe ka një shumëllojshmëri produktesh.

Vitin e kaluar, u vendos një rekord tjetër në Meksikë ku u përgatit një sanduiç 74 metra i gjatë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share