“O me Evropën o kundër Evropës” – Osmani: RMV, argumenti më i madh i botës perëndimore!

Është e rëndësishme, sipas Bujar Osmanit, që të ekspozohen elementet ruse në politikën e Maqedonisë së Veriut. Me zhvillimet e fundit politike me zgjedhjen e kryeministrit Talat Xhaferi, sipas Osmanit, Maqedonia e Veriut paraqet shembull për demokracitë e zhvilluara e sidomos për shtetet e Ballkanit.

“Ne jemi bërë argumenti më i madh i botës perëndimore se në Ballkan mund të funksionojnë demokracitë multietnike”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut ka dy fronte politike. I pari, është ai evropian dhe tjetri ai anti-evropian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë nuk flas për fronte retorike, flas për vepra”, tha Osmani./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share