“O bashkë drejt BE-së, o shqiptarët do të gjejnë rrugën e vet” – Zejdi: Ndërkombëtarët ta detyrojnë opozitën maqedonase!

I pyetur për fjalimin e tij në Konventën e promovimit të subjektit të ri politik, kreu i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi deklaroi se shqiptarët më nuk mund të durojnë politikat antishqiptare të subjekteve të caktuara politike maqedonase.

“Ne 30 vite me radhë jemi peng të politikave nacionaliste e shoviniste të një grupi, të një klani të politikave maqedonase. Besoni se gjithçka ka kufirin e vet, ka limitet e veta, gjithçka ka vijën e kuqe. Me kalimin e kohës, derisa bëmë durim këto njëzet e ca vite, besomëni se nuk do të ketë hapësirë për durim më tutje, që vendbanimet shqiptare të bëhen peng i politikëbërjes antishqiptare të subjekteve të caktuara opozitare maqedonase. Jo me vullnetin tim. jo me dëshirën time, jo me kërkesën time, por me ndryshimet natyrore, shqiptarët do të duhet ta ngrejnë zërin dhe të kërkojnë që vetë të rrugëtojnë drejt BE-së. Kështu e kam thënë, kështu e kam menduar dhe kështu koha do ta dëshmojë që do të ndodhë. Por kjo do të ndodhë në korrelacion me faktorin ndërkombëtar, qoftë SHBA që janë miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, qoftë BE, të cilët medoemos duhet ta detyrojnë opozitën maqedonase që të pranojë që rrugëtimi ynë të jetë i përbashët drejt BE-së ose nesër, shqiptarët do të gjejnë rrugën e vet”, deklaroi Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share