Nxënësja më e vjetër e shkollës 9-vjeçare vdes në moshën 99-vjeçare

Një grua 99-vjeçare, e cila besohet se është nxënësja më e vjetër e shkollës 9-vjeçare, është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj në Kenia.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC. Priscilla Sitienei shfaqi komplikacione shëndetësore pas mësimit ditën e mërkurë. Ajo dhe nxënësit e tjerë 12-vjeçarë po përgatiteshin për provimet përfundimtare javën e ardhshme.

Historia e Priscilla frymëzoi realizimin e një filmi, si dhe mori lavdërime nga UNESCO. Vitin e kaluar ajo tha se donte të motivonte nënat e reja që të ktheheshin në shkollë dhe të vazhdonin mësimet e lëna përgjysmë.

“Doja t’u tregoja një shembull jo vetëm atyre por edhe vajzave të tjera në mbarë botën që nuk janë në shkollë dhe janë të paarsimuara që pa arsmimim nuk do të ketë dallim mes jush dhe një pule”, tha ajo për UNESCO vitin e kaluar.

Priscilla, të cilën e thërrisnin gogo, që do të thotë gjyshe në gjuhën keniane, ka shërbyes si mami për 65 vite në fshatin e saj Ndalat.

Në vitin 2015, nxënësja më e vjetër i tha BBC se më në fund po mësonte të lexonte dhe të shkruante, një mundësi që nuk e ka patur kurrë si fëmijë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share