Nuse apo engjëll? Mariza Ikonomi: Secili e shikon në këndvështrimin e vet

Mariza Ikonomi, prej 25 vitesh në skenë, vjen sërish në “Këngën Magjike”. Ajo ka qenë pjesëmarrëse që në edicionet e para të këtij festivali ku ka marrë pjesë 7 herë, këtë herë ajo vjen me një këngë dedikuar nënave.

“Mama” titullohet kënga e saj të cilën ajo do e performojë e veshur me një fustan të bardhë. Pikërisht fustani e bëri Ardit Gjebrean “ta ngacmonte” këngëtaren duke e pyetur, “po dhëndrin ku e kemi?” Me të qeshur Mariza ka treguar se në fakt ajo është veshur si një engjëll, por secili e shikon sipas mënyrës së vet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ardit Gjebrea:Kanë kaluar 22 vite që nga hera e parë që ka qenë në Këngën Magjike. Erdhi në vitin 200 dhe më pas 6 herë të tjera në “Këngën Magjike”. Ajo është vlerësuar me shumë çmime ndër vite, le ta mirëpresim Mariza Ikonomi. Uau, uau! Po dhëndrin ku e kemi?

Mariza Ikonomi: Unë në fakt kam ardhur si engjëll, pastaj secili e shikon në këndvështrimin e vet.

Ardit Gjebrea: Unë e shikoj si dua unë të ndodhi.

Mariza Ikonomi: Unë e shikoj si engjëll.

Ardit Gjebrea: Renditesh ndër kampionet e pjesëmarrjeve në “Këngën Magjike”, cilën pjesëmarrje në vite do të veçoje?

Mariza Ikonomi: Do veçoja 2002-shin ku mora pjesë me këngën “Piano e vjetër”, ajo këngë sado ikin vitet, ajo mbetet si vera e vjetër që bëhet më e mirë, dhe unë e dua “Këngën Magjike” dhe më vjen mirë që rikthehem në këtë festival që më ka dhënë edhe suksesin.

Ardit Gjebrea: Një dedikim për mamatë. Si u mbrujt ideja e kësaj kënge?

Mariza Ikonomi: E kisha në mendje prej kohësh që të bëja një këngë për mamanë time. Merrja kitarën, por më dilte si ninullë. Pastaj thashë vërtet mamatë janë të brishta, por kanë edhe një forcë uragani që unë patjetër do e bëj këtë këngë për mamanë time, por do jetë edhe ndryshe. Pastaj shkova te kompozitori Endrit Shani, i cili vërtet kur dëgjova këngën, muzikën, u emocionova shumë, pastaj pena e artë e Pandi Laços i vuri vulën./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share