Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ndahet nga bashkëshorti

Kryeministrja finlandeze në largim, Sanna Marin, është ndarë nga bashkëshorti Markus Raikkonen. Lajmin e kanë dhënë të dy nëpërmjet dy postimeve identike, secili në profilin e tij në Instagram.

Ata zgjodhën që të publikonin një foto së bashku, të qeshur, në të cilën shkruanin: “Kemi kërkuar divorcin, me pëlqimin e përbashkët. Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam bashkë dhe për vajzën tonë të dashur. Jemi ende miq shumë të mirë. Do të vazhdojmë të kalojmë kohë bashkë si familje dhe me njëri-tjetrin. Shpresojmë që do të respektoni privatësinë tonë. Nuk do të komentojmë pyetje të tjera”.

Marin dhe Raikkonen u martuan në 2020, në kohën e pandemisë dhe bashkë kanë një vajzë 5-vjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

37-vjeçarja Marin, e cila u mund të zgjedhjet e muajit të shkuar, në vitin 2019-të, në moshën 33-vjeçare, u bë kryeministrja më e re në botë. Gjatë mandatit të saj, Sanna Marin e futi Finlandën në NATO, megjithatë kjo nuk mjaftoi për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share