Nuredini: Ngrohtoret e Shkupit nuk lejohen të punojnë me Mazut

ME PARAT NË BUXHET DO TË REALIZOJMË SHUMË PROJEKTE

Në një intervist pët Radion Evropa e Lirë Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapsinor Naser Nuredini thotë se ngrohtoret e Shkupit nuk lejohen të punojnë me mazut, përdorimi i të njejtit, sipas tij, lejohet vetëm për 10 ditë edhe atë nëse ka probleme me gaz. Sa i përkët buxhetit të kësaj ministrie Nuredini shprehet i kënaqur dhe pret realizimin e shumë projekteve.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapsinor Naser Nuredini duke folur për ndotjen e ajrit në qytetatin e Shkupit dhe territorin e vendit thotë se masat të cilat i ka ndërmarrë qeveria po japin rezultatet e duhura. Megjithatë sipas tij, zgjidhja konkrete do të ishte procesi i gazifikimit. E sa i përket qytettit të Shkupit thotë se gazi do të përdortet deri në mëmentin kur edhe kemi qasje në të,  përveç pengesave të caktuara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

NASER NUREDINI – MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

”Personalisht dhe si Ministri e Mjedisit, gjithmonë kemi pasur të njëjtin qëndrim – të vazhdojmë të përdorim gazin për ngrohjen e Shkupit. Disa nga termocentralet kanë mundësinë e përdorimit të mazutit ose dizelit, nëse është me leje. Ngrohtoret Shkup-Lindje dhe Shkup-Perëndim, në lejen e tyre shkruhet se mund të përdorin mazut 10 ditë nëse kanë probleme dhe nuk kanë gaz. Për sa kohë të kemi akses në gaz, do të vazhdojmë të përdorim gaz” – tha Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.

Sa i përket buxhetit të kësaj ministrie dhe realizimit të projekteve Nuredini shprehet i kënaqur nga mjetet të cilat janë ndarë për këtë ministri. Nga 430 milionë denarë që ka qenë më parë, tani është mbi 900 milionë denarë para me të cilat do të investohet për përmirësimin e mjedisit.

”Tani për herë të parë do të kemi një program për përkrahje të komunave për të investuar, qoftë në ujë të pijshëm, në kanalizim apo diçka tjetër, dhe për këtë do të ndahen 232 milionë denarë. Së dyti, kemi edhe 120 milionë denarë nga mjetet e mbledhura nga tarifat për qese plastike, dhe ato para do t’ua kthejmë në tërësi qytetarëve, do të blejmë kontejnerë për seleksionimin e mbeturinave, por kjo është vetëm një pjesë” – tha Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.

Nuredini bëri të ditur se është nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për investime prej 50 milionë euro për të mbështetur komunat që të investojnë në ujë të pijshëm dhe kanalizime , kredi nga BERZH prej 55.6 milionë për të investuar në infrastrukturë, për ndërtimin e deponive në pesë rajone të vendit tonë. 40 milionë euro nga programi IPA për ndërtimin e një deponie qendrore në Sveti Nikollë për rajonet verilindore dhe lindore dhe disa projekte të tjera, të cilët vazhdimisht premtohen dhe ende nuk gjejnë zbatimin e duhur. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share