Numri i viktimave në tërmetin në Siri dhe Turqi tejkaloi shifrën 8.400

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Siri tejkaloi shifrën 2.500, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tejkaloi shifrën 8.400.

Mediat britanike transmetojnë se shpëtimtarët njoftojnë se numri i viktimave në Sirinë veriperëndimore, pjesë e vendit që është nën kontrollin e opozitës, është rritur në më shumë se 1.280.

Ekipi shpëtimtar i organizatës joqeveritare “Helmetat e bardha” njoftoi se në atë pjesë të Sirisë, që është nën kontrollin e qeverisë, janë lënduar mbi 2.600 persona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat britanike informojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet dukshëm sepse qindra familje ende janë nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit.

Ministri sirian i Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se numri i viktimave në pjesën e vendit që është nën kontrollë të qeverisë është rritur në 1.250, transmetoi agjencia shtetërore Al-Ikbaria. Sipas tij, janë lënduar 2.054 persona.

Më parë në Turqi ishte konfirmuar se në tërmetin në atë vend kanë humbur jetën 5.894 persona. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share