Nuk ulet çmimi i bukës, në disa markete mbi 40 denarë (VIDEO)

QYTETARËT: BUKA ËSHTË RRITUR, JANË ULUR ÇMIMET E DISA PRODUKTEVE TJERA

Këto janë pamje të xhiruara në mars të këtij viti, ndërsa këto janë pamje nga sot. Çmimi i bukës vijon të mbetet 40 denarë edhe pse pati paralajmërime se çmimi i bukës do të ulet pasi qeveria do të subvencionojë me energji kompanitë prodhuese.

“Për të parë a është ulur çmimi i bukës shkuam në disa markete për të blerë bukë, çmimi i kësaj buke që e blejtëm është 42 denarë”.

Disa qytetarë thonë që çmimi i bukës është rritur edhe më shumë, ndërsa disa të tjerë u shprehën se vërejnë një ulje të çmimeve në disa produkte tjera bazë.

“Nuk është ulur çmimi i bukës. Unë 41 e kam blerë bukën integrale, ndërsa dje e bleva 50 denarë. Do të thotë edhe nëse bie 10 përqind, çmimi do të jetë i njetë. Ky shtet nuk mund të shkoj përpara se ka shumë hajdut” – tha një qytetar.

“Duhet të ulet çmimi edhe jo vetëm i bukës por edhe gjërat tjera. Kujt t’ja jap? Nuk dalin as për rrymë. Marre vetëm 10 mijë denarë, ku të shkoj vet i treti” – tha një qytetar.

“Sikurse që kanë paralajmëruar besoj se do të zbritet çmimi” – tha një qytetar.

E vërejtët se është ulur çmimi i bukës?

Jo.

“Po e ndëgjova edhe unë se do bie çmimi i bukës por nuk kam blerë ende nuk e di”

“Unë nuk blej bukë, blejnë tjerët unë vetëm ha gati…

Po familijarët?

Po mirë të kënaqur janë. Vetëm mos të rritet më shumë, me këto çmime u mësuam” – tha një qytetare.

Ndryshe asnjë vend nga Bashkimi Evropian nuk ka shënuar rritje më të lartë të çmimit të bukës se Maqedonia. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Sindikata e Maqedonisë, për një vit çmimi i bukës në vend është rritur për 100%. Me masën e fundit të Qeverisë për industritë që prodhojnë produkte ushqimore është siguruar energji elektrike më e lirë edhe atë për 80 euro për megavat orë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share