Arrestohet gruaja nga Gostivari, plagosi burrin e saj me një mjet të mprehtë

Një 63-vjeçare është arrestuar pasi e njëjta është raportuar nga bashkëshorti i saj në polici për dhunë dhe gjegjësisht për shkaktim të plagëve me një mjet të mprehtë.

“Dje (12-dhjetor) në ora 12:45 në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 63-vjeçaren nga Gostivari, e cila paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj 64-vjeçar, se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht dhe e ka plagosur me mjet të mprehtë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share