Nuk shkarkohet drejtori i SHA ”Ekonomia e Ujrave” Llokman Limani

“S’KA NDËRPREJE TË KONTRATËS PASI BORDI DREJTUES NUK ËSHTË MBLEDHUR”

Ende nuk është shkarkuar Drejtori I Shoqatës Aksionare “Ekonomia e Ujrave” Llokman Limani. Kontrata nuk është ndërprerë për shkak se nuk është mbledhur bordi drejtues.

Qeveria ka ndërperë konratat menaxheriale me Shoqëritë aksionare në vend. Njëra prej tyre është edhe Shoqata aksionare “Ekonomia e ujrave” ku të punësuarit më shumë se tre muaj nuk kanë marrë rroga, ndërsa ndërmarrja punon në humbje, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne me mjetet vetanake shpresojmë njërën rrogën ta japim gjatë ditës së sotme apo nesërme. Pastaj kur do të vjen ndihma e Qeverisë do t’i japim edhe rrogat e mbetura. Për momentin drejtori është në punë nuk ka ndërpreje të kontratës, pasi që Bord nuk ka pasur sot. Bord do të ketë nesër apo pasnesër pasi që t’i marrim sugjerimet nga Ministria e Financave” – thonë nga Ekonomia e Ujrave.

Ndryshe Qeveria ka obliguar Bordin Drejtues të Shoqërisë Aksionare “Ekonomia e Ujërave” që ta ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin, Llokman Limani dhe ka urdhëruar që anëtarët e Bordit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlohen për 50 për qind.

“Në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve, Qeveria ka obliguar drejtorinë e “Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me çka plani financiar zvogëlohet për shumën e propozuar nga ana e tyre” – thonë nga qeveria e RMV-së.

Ndryshe disa javë më parë zëvëndëskryeministri Artan Grubi deklaroi se Menaxhmenti i SHA “Ekonomia e Ujrave” po merr rroga më të mëdha se ministrat e kryeministri. Ai tha se Qeveria ka ndarë mjetet për këtë shoqatë aksionare për t’i ndihmuar në mbulimin e rrogave për tre muaj por se urgjentisht duhet që të ristukturohet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share