Nuk kaloi interpelanca ndaj Izet Mexhitit

Zëvedëskryeministri i parë, Izet Mexhiti arriti t’i shpëtojë interpelancës nga ana e deputetëve, pasi vetëm tre deputetë votuan “pro”.

Ndërkaq, “kundër” interpelancës votuan pjesa më e madhe e deputetëve, 64 kurse “asnjë” i përmbajtur.

“Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Izet Mexhitit”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Deputeti Lupço Prenxhov nga VMRO-DPME, i doli në mbrojtje Izet Mexhitit, ai tha se nuk ka mbështetje ndaj interpelancës së BDI-së kundër Mexhitit.

Ai akuzoi se BDI bën çdo përpjekje për përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share