Aziri: ASH-ja mbështeti Xhaferin për kryetar Kuvendi, e mbështet dhe tani për kryeministër

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, ka thënë se si parti do ta mbështesin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.

“Sot jemi këtu për të diskutuar rreth qeverisë teknike. Ky ndryshim i kryeministrit sado që të jetë simbolik apo edhe ndryshim teknik, unë jam i lumtur që do të votojë Talat Xhaferin si kryeministër i vendit”.

“Ne e kemi mbështetur Xhaferin edhe kur ishte më rëndë, atëherë kur kishte trazira për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi në vitin 2017 ku ne si parti sakrifikuam gjithçka”, tha Aziri, deputet i ASH-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share