Nuk ka më transferime te Real Madrid

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka përjashtuar mundësinë që të ketë transferime të reja në ekip, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Jo, e përjashtoj atë mundësi 100%. Ka përfunduar, nuk do të ketë arritje të reja para përfundimit të afatit kalimtar, ekipi është kompletuar”, ka thënë Ancelotti.

Kryeqytetasit nga Spanja këtë verë kanë sjellur në ekip: Jude Bellingham, Arda Guler, Fran Garcia, Kepa Arrizabalaga dhe Joselu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share