Kryeministri Hristijan Mickoaski u shpreh i prerë se nuk heq dorë nga shpërbarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Sipas tij nuk mund të lejohet që kriminelët të jenë qytetarë të ndershëm ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel.
“Unë nuk heq dorë as nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor si reformë dhe as nga shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik, pres propozime, po lus për propozime që të mos jetë besimi i qytetarëve 2 për qind në gjyqësor, të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm të jenë kriminel. Sepse kemi prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, kjo nuk është pasqyra gjeneralë, të kuptohemi, ka përjashtime. Nuk kam as kushërinj e as vëllezër, as motra, ja publikisht e them se këtyre njerëzve u ka ardhur mbi kokë që të ndjehen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e vet. Pse? Sepse disa kriminel, mendojnë se janë mbi ligjin, a këtë ua mundësojnë këto institucione”, tha Mickoski.