Çka nëse vota e Izet Mexhitit do të ishte numri 61 për rrëzimin e qeverisë? – Ja si përgjigjet Arjanit Hoxha

Izet Mexhiti me shokë duhet t’i ndajnë rrugët me BDI-në e të pozicionohen qartë. Vetëm në atë mënyrë do të mund të flitet për një bashkëpunim mes tyre dhe Lëvizjes Besa. Ky është mendimi i zëvendëskryetarit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, i cili shtoi se qëllimi i tyre është ta zëvendësojnë BDI-në, por kjo nuk mund të bëhet, sipas tij, me BDI-në.

“Izet Mexhiti e ka pasur votën e 61-të, nuk e dha. Dhe mendoj se sot e paguan atë çmim që nuk e dha atë votë. Izet Mexhiti e ka pasur votën 61, pakënaqësinë e ka pasur dhe ai nuk e ka bërë këtë. ne presim që Izet Mexhiti bashkë me shokët e vet ta bëjnë veprimin. Të ndahen. Se nëse ju nkujtohet atëherë deklarata e famshme: më shumë e dua Artanin sesa Apasievin. Sot ka ardhur situata që një deklaratë e njejtë t’i kthehet si bumerang”, tha mes tjerash Arjani hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share