Sela: Pozita e Bekim Qokut në VLEN është e paqartë, nuk i marr seriozisht deklaratat e tij…

Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia komentoi ftesën e Bekim Qokut që ai të bashkohet me opozitën shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sela tha se nuk e ka të qartë ende pozitën e Qokut në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe në çfarë cilësie thirret.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ Nuk mund të merren seriozisht deklaratat e tij, as nuk mund të bashkëpunojmë bashkë e as të bëj ndonjë ofertë politike. Unë nuk mund të jem në krahun e Bekimit, mund të jetë ai në krahun tim, Pse, kush është Qoku? Unë nuk jam politikan eksperimentuas të marr oferta nga Bekimi që realisht nuk nuk e di edhe a vlen ky si politikan, ja po vijnë zgjedhjet dhe do e shohim se sa vlen… Ky Qoku në cfarë cilesie thirret? Sepse gjithçka që po bën deri më tani po më duket teatër…”, deklaroi Sela. /TvKlan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share