Nuk e donin shqiptarin dhëndër për vajzën e tyre, familja greke pagoi 2500 Euro çeçenin për ta vrarë

Një histori makabre e ndodhur 14 vite më parë në Greqi është rikthyer në qendër të vëmendjes. Mediat greke shkruajnë se një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e një shqiptari, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu.

Historia daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi.

Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar lidhje dashurie me një vajzë 30-vjeçare, 13 vjet më të vogël se ai. Të dy ata u martuan në Maj të vitit 2014.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por familja e vajzës, të cilët e njihnin shqiptarin dhe kishin miqësi, nuk e pranonin këtë martesë me argumentin se ai ishte i varfër, i divorcuar dhe me 2 fëmijë. Babai i 30-vjeçares kishte tentuar disa herë të ndante çiftin, duke shkuar në shtëpinë e tyre dhe debatonte me të bijën që të braktiste 43-vjeçarin.

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.

Në këto kushte, babai i vajzës pajtoi një shtetas çeçen që kishte dalë nga burgu për vrasje kohët e fundit dhe i kërkoi që të vriste shqiptarin. Për këtë i ofroi 2500 Euro, nga të cilat 1500 ia dha paradhënie dhe pjesën tjetër më pas.

Shtetasi çeçen, së bashku me nipin e tij, hartuan planin për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar. Një ditë i bllokuan rrugën me makinë dhe e bindën të dilte nga automjeti me pretendimin se donin të bisedonin me të. Pasi doli nga mjeti, e morën me forcë dhe e futën në makinën e tyre duke e çuar në një zonë të pyllëzuar. Aty e dhunuan dhe e mbytën me litar, më pas trupin e groposën.

Krimi u zbardh në atë kohë nga autoritetet greke dhe gjykata e Selanikut e dënoi çeçenin me burgim të përjetshëm. Por tashmë ky i fundit ka apeluar dënimin dhe kërkon anulimin e këtij vendimi.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share