“Nuk do të dukem më kurrë kështu”, Selena Gomez ndan foton e viteve më parë dhe jep mesazhin e fortë

“Sot kuptova se nuk do të dukem më kurrë kështu”, ka qenë ky mbishkrimi që ka shoqëruar një foto të Selena Gomez në InstaStory. Artistja ndau për ndjekësit e saj pamje ndër vite e veshur me bikini, e cila do të pasohej nga një tjetër foto e ditëve të sotme.

Sërish me bikini, Gomez shkruan krahas fotos: Unë nuk jam perfekte, por jam krenare për veten time. Ndonjëherë harroj se është mirë të jem unë.

Shkurtin e kaluar, Gomez tha se ajo nuk do të jetë kurrë modele për shkak të disa ilaçeve që merr, si përgjigje të komentuesve për peshën e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ilaçet e mia janë më të rëndësishme dhe janë ato që më ndihmojnë”, tha artistja.

Gomez ju sjell në vëmendje herë pas here fansave që të praktikojnë dashurinë për veten në çfarëdo momenti që të gjenden./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share