Nuhiu-Rustemi: Shqipëria në ndeshjen me Spanjën është e dytyruar të fitojë, për të kaluar në fazën tjetër

Arben Nuhiu, ish-futbollist i ftuar në emisionin Euro Klan, ka vërejtur që Spanja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara në këtë turne. Trejneri De La Fuente, i cili ka stërvitur seleksionueset spanjole që nga 2011, ka fituar kampionate me gjenerata të reja dhe Ligën e Kombeve me seleksionuesen A. Megjithatë, ka disa lëvizje të reja që po shihen te Spanja.

“Spanja si gjithmon një ekip me lojtarë që e posedon topin shumë, dhe çdo ekip që del përpara Spanjës kur e shef posedimin e topit humbet. Ato kanë bërë 6 pikë dhen janë në avantazh ndaj ekipeve të tjera, ka fituar Italinë dhe Kroacinë, ata e kanë siguruar kalimin në fazën tjetër. Tani shqipëria në ndeshjen e ardhëshme me Spanjën e ka dytyrim që të fitojë për të kaluar në fazën tjetër në këtë Europian. Gjasat që Shqipëria të fitojë janë shumë të ulta, por kjo nuk i dihet mund të ketë dhe befasi. Duket sikur Guardiola e ka lënë amanet ndaj krejt trajnerave të vazhdojnë me këtë lojë të fortë, dhe Spanja është shumë e fortë këtë vjet. Spanja është më favorite se Shqipëria por shpresoj në befasi”, tha Nuhiu.

Vedut Rustemi nga Akademia e Futbollit KF Besa, tha se Spanja i ka qëndruar besnike ADN-së së saj, por ka lejuar gjithashtu që Kroacia të merrte posedimin e topit, që lojtarët të mund të luanin në vijë vertikale. Ai tha se De La Fuente dëshiron që lojtarët e tij të sulmojnë hapsirat që i kanë, duke bërë lojë vertikale dhe duke shmangur lëvizjet djathtas dhe majtas.

“Spanja nga DNA-ja e saj nuk ka ndryshuar asgjë edhe këtë vit në Kampionatin Europian , meqë edhe trejneri De La Fuente është një trejner që ka stërvitur seleksionueset spanjole që nga 2011, ka fituar kampionate me gjenerata të reja, dhe Ligën e Kombeve me seleksionuesen A. Diçka e re që po shifet te Spanja është që Krocia arriti tja merrte posedimin e topit po këtë e lejoi ana spanjole, këtë e lejoi trajneri që të ketë edhe një vijë vertikale.
Po shof lëvizje të reja, nuk i tërhiqen ADN-së, por De La Fuente dëshiron që lojtarët e tij të bëjnë lojë vertikale dhe të mos sillen djathtas dhe as majtas, për të sulmuar hapsirat që i kanë. Të them të drejtën jam i befasuar nga ky prezantim i Spanjës”, tha Rustemi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share