Norvegjia lëshon paralajmërim për të shmangur balenën ‘spiune’ të pikasur pranë Oslos

Norvegjia po u bën thirrje njerëzve dhe varkëtarëve që të “shmangin kontaktin” me një balenë beluga që mban parzmore, e quajtur balena “spiune”, e vërejtur kohët e fundit pranë Oslos.

Drejtoria Norvegjeze e Peshkimit lëshoi direktivën të mërkurën lidhur me shqetësimet se balena, e cila është e zbutur, mund të lëndohej.

“Deri më tani ka pasur vetëm incidente të vogla ku balena ka pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga kontakti me varkat”, tha në një deklaratë drejtori i peshkimit Frank Bakke-Jensen, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne veçanërisht inkurajojmë njerëzit në varka që të mbajnë një distancë të mirë për të shmangur që balena të plagoset ose, në rastin më të keq, të vritet nga trafiku i anijeve”, shtoi Bakke-Jensen.

Beluga, e cila njihet se ndjek varkat dhe është një specie e mbrojtur në Norvegji, u pa për herë të parë në bregun e detit Barents në prill të vitit 2019. Ajo është parë duke udhëtuar përgjatë bregdetit norvegjez dhe duke qëndruar “në pjesë ku ka mundur të kapë peshq, duke kullotur me ushqim të tepërt”, sipas Drejtorisë.

Fotot e tregojnë balenën duke mbajtur një parzmore që, sipas peshkatarëve, duket se ka montime për një kamerë GoPro.

Ky mjet ka nxitur shumë teori, duke përfshirë se balena shpëtoi nga një bazë detare ruse në rajonin Murmansk dhe ishte “trajnuar për të spiunuar” në Norvegji

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share