Noizy ‘harron’ bashkëpunimin me Ylli Limanin

Ylli Limani dhe Noizy kanë ngacmuar fansat me postime duke nënkuptuar se janë duke bashkëpunuar për një këngë të re. Por sot, Ylli Limani ka zbuluar edhe pak nga xhirimet e klipit dhe kënga.

Veç po du me t’pa apet” dhe “S’pe di ça m’ke bo” janë frazat shoqëruese të dy prej fotove të tij nga xhirimet. Vazhdimin e tekstit Ylli po jua mëson fansave që tani pasi ka publikuar fletoren në të cilën e ka shkruar.

“S’pe di ça m’ke bo
Veç po du me t’pa apet
Apet!
Po m’lëndon po zemra
Po t’lyp ty apet”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga një video në makinë, Ylli shfaqet duke kënduar këngën e re dhe dëgjohet pyetja “A vjen?”, që mund të jetë edhe titulli. Në ripostimin e tij, Noizy shkruan “Kena kong bashk a?” duke ngacmuar pak Yllin dhe fansat, që mezi po presin publikimin e projektit../tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share