Njësitë e Vagnerit e kanë marrë fshatin ukrainas Krasna Gora, afër Bahmutit

Prijësi i grupit paraushtarak rus Vagner sot deklaroi se luftëtarët e tij e morën fshatin Krasna Gora, disa kilometra në veri të Bahmutit.

“Sot, njësitë sulmuese të Vagnerit e morën lokalitetin Krasna Gora”, tha Evgenij Prigozhin, kumtoi shërbimi i tij për shtyp.

Kjo deklaratë nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Bahmuti është një nga qytetet kyçe që Moska me muaj po tenton ta pushtojë. Forcat ruse prenë disa rrugë drejt qytetit, që është me rëndësi të madhe për furnizim të ushtarëve ukrainas.

Më 11 janar, grupacioni Vagner kumtoi se e ka marrë Soledarin, një vendbanim më i madh, jo larg Krasna Gorës.

Dy ditë më vonë Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se Soledari është pushtuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share