Njësia Speciale mblidhet në “Belvedere”, “s’ka diçka të jashtëzakonshme”

Njësia Speciale e Kosovës është mbledhur në kampin “Belevedere” në Mitrovicë.

Klankosova.tv nga burimet e saja e ka konfirmuar se Njësia Speciale është mbledhur në kampin e tyre, ku ky burim ka thënë se “s’ka diçka të jashtëzakonshme”.

“Ti po pyet se a jeni mbledhur në shtëpinë e juaj (Belvedere). Seriozisht s’ka diçka të jashtëzakonshme, por jemi mbledhur”, është shprehur ky burim për Klankosova.tv.

Gatishmëria e Policisë së Kosovës është rritur pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe pas dorëzimit të uniformave të Policisë së Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share