I dhimbte dhëmbi dhe piu qetësues | Ndërron jetë 32 vjeçari

Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës, humbi tragjikisht jetën këtë të premte në rrethana të paqarta. Gazetarja Daniela Zisi mëson se i riu Genti Isai kishte patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe. Ai kishte shkuar tek stomatologu dhe kishte marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai ishte rikthyer në banesë.

Pak orë më vonë, sipas gazetares, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë. Gazetarja Zisi thotë se viktima ishte fëmijë i vetëm.

Për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për ngjarjen reagoi edhe policia, e cila në një njoftim për mediat tha: “Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes“./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share