Një vit burg për trafikantin e drogës nga Vrapçishti

Një 23-vjeçar nga Vrapçishti i Gostivarit, i identifikuar si F.A., është arrestuar mbrëmë nga policia e Tetovës, pasi ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Ai u kap në flagrancë në Vrapçisht, me një sasi të konsiderueshme të marihuanës në pronësi.

Sipas policisë, F.A. ishte nën urdhër-arrest qendror, në bazë të një vendimi të gjykatës, për të vuajtur një vit burg për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për të filluar dënimin e tij.

Ky arrestim është një nga shumë operacione të policisë kundër trafikut të drogës në Maqedoninë e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share