Dyvjetori i luftës në Ukrainë / Ambasadorja ukrainase në RMV: Të përforcohen sanksionet ndaj Rusisë!

Mëngjesi ukrainas fillon në orën 09 me një minutë heshtje, në orën 09:05 minuta bie zilja që na kujton ushtarët që janë marrë peng dhe të cilët duhet t’i kthejmë, fëmijët që janë dëbuar, civilët që janë të burgosur ilegalisht në Federatën ruse, personat e zhdukur që duhet t’i gjejmë.

Kështu ka përshkruar ambasadorja ukrainase në Shkup, Larisa Dir, çmimin dhe pasojat që po i vuan populli dhe ushtria ukrainase, që nga fillimi i agresionit rus ndaj këtij shteti dy vite më parë. Me këtë rast, ajo kërkoi që të rritet mbështetja ndërkombëtare dhe të shtohen sanksionet ndaj Rusisë.

“Ukraina u bën thirrje partnerëve që të përforcojnë mbështetjen e mbrojtjes – na duhen armë, prodhim i përbashkët i armëve për mbrojtje. Duhet t’i zgjerojmë koalicionet mbrojtëse për të garanatuar sigurisë. Është e domosdoshme që të përforcohen sanksionet kundër federatës ruse dhe të zbatohen, posaçërisht, që të mos ketë financim indirekt të prodhimit të raketave që fluturojnë mbi kokat e ukrainasve dhe djegin tokën ukrainase”, tha Larisa Dir.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë konferencës së organizuar në organizata Civil në Shkup me rastin e dy vjetorit të fillimit të luftës, euroambadasori David Geer porositi se, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainës sa të jetë e nevojshme. Ai po ashtu, përsëriti  definimin e kësaj lufte, të bërë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së.

“Kufiri i vërtetë i Ukrainës me Rusinë sot është linja e parë e frontit, jo vetëm e ngjyrave, ajo është linja politike mes botës së sunduar nga ligji dhe liria dhe ajo ku njerëzit e fuqishëm e imponojnë ndikimin e tyre në shoqërinë e tyre dhe pa respekt ndaj vendeve të treta. Ajo është linja e parë mes demokracisë dhe sundimit autoritar. Asgjë më pak se kjo”, tha David Geer.

Ndërsa, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski tha se, kjo luftë është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë evropiane, rezultati i së cilës do të ndikojë ndaj rendit jo vetëm të kontinentit tonë, por edhe në raportet ndërkombëtare në vitet që vijnë.

“Luftë e cila do të dëshmojë nëse përdorimi i forcës do të bëhet parimi bazë që duhet të përcaktojë natyrën e marrëdhënieve midis shteteve edhe në këtë shekull, apo do të mbetet në fuqi ajo që shkruhet në Kartën e Kombeve të Bashkuara se shtetet anëtare janë të barabarta mes vete, pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha. Triumfi eventual i këtij parimi retrograd, i dalë nga arkivat e shekujve të kaluar, do të ishte një recetë për paqëndrueshmëri të përhershme të botës dhe një kthim në një të kaluar jo shumë të largët, kur lojërat gjeopolitike dhe interesat e të mëdhenjve ishin shumë më të fortë se vullneti i lirë i popujve”, tha Stevo Pendarovski.

Ai shtoi se, pozicioni i vendit për mbështetjen e Ukrainës nuk ka ndryshuar dhe se, pas dy ditëve do të marrë pjesë në samitin “Ukraina – Evropa Juglindore”, ku do të riafirmojë pozicionin e qartë të shtetit për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën./tvklan.mk

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share