Një 52-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali nga Policia Financiare e Torinos. Ai u kap me një sasi të madhe të drogës, të llojit kokainë e pastër, me më shumë se 80 kilogramë. Sasia e drogës planifikohej të shitej në disa rajone italiane si Lombardi dhe Piemont.
I dyshuari u ndalua në Brignano Gera d’Adda, në provincën e Bergamos, ndërsa ishte në makinën e tij. Vlera e drogës raportohet të kapë shumën e 8 milionë eurove. Ai akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope.
Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.